Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë sot në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër promovues për turizmin në veri të vendit.
Në një postim në Facebook, ai ka publikuar pamje nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë në Shkodër, duke i cilësuar si “një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike”.
Postimi vjen si pjesë e fushatës së vazhdueshme të promovimit të destinacioneve natyrore dhe kulturore të Shqipërisë gjatë sezonit turistik të verës, shkruan AutoPortali.



