Rama: Rifillojnë gërmimet në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet antikitet i vonë
R

Rama: Rifillojnë gërmimet në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet antikitet i vonë

Se Shqipëria është vend i lashtë dhe nujë thesar i rëndësishëm dita ditës po dëshmohet, përcjell AutoPortali.

Pas më shumë se 30 vitesh, rifillojnë gërmimet arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës, një nga vlerat më të rëndësishme historike të Shqipërisë.

Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë të ditur se Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bashkë me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Gjirokastër kanë nisur punimet, të cilat janë në ditën e tretë dhe do të vijojnë gjatë gjithë muajit korrik.

Sipas Ramës qëllimi i këtyre gërmimeve është të zbardhen fazat e hershme të ndërtimit të kalasë, duke hedhur dritë mbi historinë e saj.

Ai tha se zbulimet e para janë premtuese dhe përfshijnë gjurmë të një kulle nga periudha e antikitetit të vonë (shekulli V–VI pas Krishtit), si dhe materiale të tjera të rëndësishme që dokumentohen për herë të parë.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe njohjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke rikthyer vëmendjen mbi një nga monumentet kryesore të qytetit historik të Gjirokastrës.

Postimi i plotë i tij:

Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës🏰🇦🇱

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër janë në ditën e tretë të punimeve, të cilat do të vijojnë gjatë gjithë korrikut👷🏼👷‍♀️

🔎 Synimi është zbardhja e fazave të hershme të ndërtimit, me zbulimet e para që përfshijnë gjurmë të një kulle nga antikiteti i vonë (shek. V–VI pas Kr.) dhe materiale të tjera të rëndësishme, që dokumentohen për herë të parë✍️”/AutoPortali/

TË FUNDIT