Rama: Shtigjet natyrore në zonat e mbrojtura, tani të aksesueshme online
R

Rama: Shtigjet natyrore në zonat e mbrojtura, tani të aksesueshme online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook krijimin e një platforme të dedikuar për turizmin natyror, të quajtur www.albaniantrails.al.

Kjo iniciativë, e shoqëruar me një video prezantuese, synon të lehtësojë eksplorimin e shtigjeve natyrore dhe të rrisë ndërgjegjësimin për zonat e mbrojtura në Shqipëri, shkruan AutoPortali.

“Shtigjet tona natyrore, aq të shumta në zonat e mbrojtura të Shqipërisë, tashmë mund t’i zbuloni dhe informoheni rreth tyre paraprakisht në platformën albaniantrails.al,” shkruan Rama, duke theksuar mundësinë për të përjetuar eksperienca frymëzuese në parqet, peizazhet dhe monumentet natyrore të Shqipërisë.

Platforma është krijuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe ofron informacion të detajuar mbi itineraret e ecjes, aktivitetet në natyrë dhe vendet me interes ekologjik dhe turistik në të gjithë vendin.

Ky projekt vjen si pjesë e përpjekjeve për të promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe për të afruar më shumë vizitorë me pasuritë natyrore të Shqipërisë. /AutoPortali

TË FUNDIT