Rashford: Dua të qëndroj në Barcelonë, kjo skuadër lufton gjithmonë për tituj
R

Rashford: Dua të qëndroj në Barcelonë, kjo skuadër lufton gjithmonë për tituj

Futbollisti anglez Marcus Rashford ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar aventurën te Barcelona edhe pas përfundimit të huazimit.

Sulmuesi është pjesë e skuadrës katalunase deri në fund të këtij sezoni, i huazuar nga Manchester United.

Rashford ka bërë të ditur se synimi i tij kryesor është të qëndrojë në “Camp Nou” për një periudhë më të gjatë, duke theksuar se është i motivuar të japë maksimumin për ekipin.

Ai ka deklaruar se do të punojë fort në stërvitje dhe në ndeshje, me qëllim që të kontribuojë në sukseset e Barcelonës dhe fitimin e sa më shumë trofeve.

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet ende e hapur, pasi Rashford ka kontratë të vlefshme me Manchester United deri në vitin 2028, çka do ta bëjë çdo marrëveshje të mundshme të varur nga negociatat mes klubeve. /AutoPortali

TË FUNDIT