Real Madrid shpreh interesim për Konaten e Liverpoolit
R

Real Madrid shpreh interesim për Konaten e Liverpoolit

Real Madridi po kërkon përforcime këtë verë dhe tashmë ka një objektiv në mendje.

Pas humbjes poshtëruese 4-0 ndaj PSG-së në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube dhe gabimet e Antonio Rudiger dhe Raul Asencio i dhanë avantazh të hershëm PSG-së, dhe falë ndërhyrjeve të Courtois, humbja nuk ishte më e thellë.

Pavarësisht se në skuadër ka pesë qendërmbrojtës, ky pozicion shihet si pikë që duhet përmirësuar tek skuadra spanjolle.

Sipas gazetës spanjolle AS,  Real Madrid ka shpreh interesim për lojtarin e Liverpoolit, Konate I cili është i interesuar për një transferim në Madrid dhe nuk ka ndërmend të rinovojë me skuadrën angleze, transmeton AutoPortali.

Klubi anglez është i hapur për ta shitur që të shmangin një situatë të ngjashme me Alexander-Arnold, që gjithashtu refuzoi rinovimin.

Spanjollët preferojnë ta marrin Konaten si lojtar të lirë në verën e ardhshme, por nëse ndonjë mbrojtës largohet, mund të veprojnë menjëherë.

Real Madridi është i gatshëm të ofrojë 20-25 milionë euro për të, por nuk do të rrisë ofertën, ndërsa mediat angleze kanë raportuar se Konate është ndier i zhgënjyer nga oferta e Liverpoolit, pasi përfaqësuesit e tij kërkojnë një pagë bazë më të lartë dhe jo vetëm bonuse performance.

 

TË FUNDIT