Real Madridi ka vendosur të lejojë largimin e përkohshëm të sulmuesit brazilian Endrick, i cili do të vazhdojë karrierën në kampionatin francez.
Talenti i ri do të transferohet te Olympique Lyonnais në formë huazimi për sezonin e ardhshëm.
Marrëveshja mes dy klubeve parashikon një huazim të thjeshtë, pa opsion blerjeje për Lyonin, çka tregon se klubi madrilen vazhdon ta konsiderojë Endrick pjesë të planeve të tij afatgjata.
Qëllimi i këtij transferimi është t’i sigurohen brazilianit më shumë minuta në fushë dhe një rol më të rëndësishëm, diçka që do ta ketë të vështirë ta arrijë në Madrid për shkak të konkurrencës së fortë në repartin ofensiv.
Te Lyoni, Endrick pritet të ketë më shumë hapësirë për t’u aktivizuar si titullar, duke fituar përvojë dhe vazhdimësi në futbollin evropian.
Pas përfundimit të huazimit, sulmuesi do të rikthehet te Real Madridi, më i pjekur dhe me eksperiencë më të madhe./AutoPortali



