Skuadra e Red Bull-it është gjobitur me 50.000 euro në Çmimin e Madh të SHBA-së, pasi një anëtar i saj hyri në zonën e ndaluar të nisjes dhe u përpoq të hiqte shiritin që shënonte pozicionin e Lando Norrisit (McLaren), pas nisjes së xhiros formuese.
FIA sqaroi se veprimet e tilla shkelin rregullat e sigurisë dhe janë të ndaluara pas zbrazjes së pozicioneve të nisjes. Red Bull pretendoi se anëtari i ekipit nuk e kuptoi që po ndalohej nga zyrtarët, por gjyqtarët theksuan se çdo anëtar duhet të jetë i vetëdijshëm për këto rregulla.
Max Verstappen fitoi garën dhe e uli diferencën me liderin e kampionatit, Oscar Piastri, në 40 pikë, pesë gara para fundit të sezonit.