Red Bull vendos për pilotin e dytë për vitin 2026
R

Red Bull vendos për pilotin e dytë për vitin 2026

Isack Hadjar do të jetë shoku i ri i skuadrës së Max Verstappenit sezonin e ardhshëm te Red Bull. Këtë e ka konfirmuar skuadra austriake, pasi piloti 21-vjeçar francez, pjesë e programit të të rinjve të Red Bullit, debutoi këtë vit në F1 me Racing Bulls. Ai zëvendëson Yuki Tsunodan, i cili kalon në rolin e pilotit rezervë, ndërsa vendin e tij te Racing Bulls e merr britaniku 18-vjeçar Arvid Lindblad.

Hadjar tha se ky është “shpërblim i madh pas shumë pune të vështirë”. Drejtori Laurent Mekies vlerësoi shpejtësinë dhe pjekurinë e tij gjatë sezonit të parë.

Isack Hadjar: Red Bull junior joins Racing Bulls as F1 2025 grid line-up  completed for new season | F1 News | Sky Sports

Aktualisht i 10-ti në kampionat me 51 pikë, Hadjar ka marrë pikë në dhjetë gara dhe në gusht u bë francezi më i ri në podium të F1. Paraqitjet e tij e bënë favorit për ta zëvendësuar Tsunodën, i cili ka pasur rezultate të dobëta. Ai do të jetë shoku i pestë i Verstappenit që nga viti 2016.

TË FUNDIT