Nga janari deri në shtator të këtij viti, destinacionet kulturore dhe historike në Shqipëri kanë pritur rreth 1.3 milionë vizitorë duke shënuar një rritje prej 57 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili theksoi rëndësinë në rritje të turizmit kulturor për ekonominë dhe imazhin e vendit, përcjell AutoPortali.
Postimi i plotë:
Rekord vizitorësh në destinacionet tona kulturore dhe historike, ku nga janari deri në shtator janë numëruar gjithsej 1,259,774 vizitorë, një rritje me 57% krahasuar me një vit më parë
Sitet më të vizituara:
Parku Arkeologjik Butrint – 257,670 vizitorë
Kalaja e Gjirokastrës – 253,407 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 150,927 vizitorë
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 147,178 vizitorë
Parku Arkeologjik i Apolonisë – 109,669 vizitorë