Rekordet që pritet t’i thyejë Marc Marquez në MotoGP 2026
R

Rekordet që pritet t’i thyejë Marc Marquez në MotoGP 2026

Marc Marquez e nis sezonin 2026 me shanse reale për titull dhe me disa rekorde historike brenda mundësive të tij.

Pas rikthimit dhe titullit botëror në 2025, spanjolli është favorit për trofeun edhe këtë vit. Me kalimin te Ducati,  fillimisht te Gresini Racing dhe më pas te ekipi zyrtar Ducati Lenovo Team, ai ka rritur edhe më shumë potencialin për suksese.

Renditja e titujve botërorë (të gjitha klasat):

Me nëntë tituj, Marquez është në të njëjtin nivel me Valentino Rossi.
Përpara tij janë:
Giacomo Agostini (15)
Angel Nieto (13)

Një titull tjetër do ta forconte pozitën e tij në listën historike dhe do të rihapte debatin për më të madhin e të gjitha kohërave.

Titujt në klasën kryesore (500cc/MotoGP)

Në statistikat e kombinuara 500cc/MotoGP:

Agostini ka 8 tituj
Marquez dhe Rossi kanë nga 7

Një tjetër titull do ta afronte Marquezin me rekordin absolut në elitë.

Fitoret në gara (të gjitha klasat)
Renditja aktuale:
Agostini – 122 fitore
Rossi – 115
Marquez – 99

Për të arritur Rossin, Marquez i duhen edhe 16 fitore.

Fitoret në klasën kryesore
Rossi – 89
Marquez – 73
Agostini – 68

Një sezon shumë i fortë mund ta afrojë ndjeshëm me kreun.

Rekordi i fitoreve në një sezon
Marquez mban rekordin modern:
13 fitore (2014)
12 fitore (2019)

Nëse qëndron i shëndetshëm, ai mund të synojë sërish thyerjen e këtij rekordi.

Sezoni 2026 i MotoGP mund të hyjë në histori nëse Marquez arrin të shtojë edhe një kapitull të ri në karrierën e tij legjendare.

TË FUNDIT