Prodhuesi francez i makinave Renault ka njoftuar se do të vendosë kufizues shpejtësie në një prej modeleve të vogla më të njohura në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë rrugore
Që nga 1 korriku i vitit të kaluar, të gjitha makinat e reja në Evropë duhet të pajisen ligjërisht me një sistem që paralajmëron shoferët nëse kanë shkelur kufirin e shpejtësisë dhe modelet e reja Renault të shitura nga viti 2022 tashmë i kanë ato.

Renault thotë se Clio i ri do të jetë i disponueshëm me një pajisje automatike kufizuese të shpejtësisë, kryesisht për shkak të popullaritetit të tij në mesin e shoferëve të rinj.



