Rënie prej afro 18 mijë banorësh në popullsinë e Kosovës gjatë vitit 2024
R

Rënie prej afro 18 mijë banorësh në popullsinë e Kosovës gjatë vitit 2024

Popullsia rezidente e Kosovës ka shënuar një ulje të ndjeshme gjatë vitit 2024, me një zvogëlim prej 17.525 banorësh.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), megjithëse është regjistruar një rritje natyrore prej 10.888 banorësh, migrimi neto ndërkombëtar ka qenë negativ, me një bilanc prej -28.413 banorësh.

Kjo rënie u ndikua kryesisht nga largimi i 37.451 personave nga Kosova, ndërsa vetëm 9.038 banorë kanë imigruar në vend gjatë të njëjtës periudhë.

Gjithashtu, ASK njofton se 21.513 banorë kanë ndryshuar vendbanimin brenda Kosovës (komunën)./AutoPortali/

TË FUNDIT