Rezervimet për muajt shtator dhe tetor në Durrës janë në rritje
R

Rezervimet për muajt shtator dhe tetor në Durrës janë në rritje

Sezoni turistik në Durrës vijon me ritme të larta edhe pas përfundimit të pikut të verës. Edhe këtë fillim shtatori, Durrësi është ndër destinacionet më të frekuentuara  në vend.

Menaxherët e hoteleve në qytetin bregdetar pohojnë se prenotimet për muajin shtator dhe tetor janë në rritje, një tregues pozitiv që konfirmon vazhdimësinë e turizmit, raporton ATSH.

Operatorët turistikë thonë për Tv Klan se ky ka qenë një sezon i mirë, me një rritje prej 10 deri në 15% të turistëve të huaj krahasuar me vitin e kaluar, përcjell AutoPortali.

Durrësi ka qenë gjatë gjithë verës zgjedhja e parë si për pushuesit vendas, ashtu edhe për turistët e huaj.

Ndërkohë, rritja e prenotimeve në vjeshtë tregon se qyteti po kthehet në një destinacion turistik të vizitueshëm gjatë gjithë vitit.

TË FUNDIT