Rieder vlerëson lart Kosovën
R

Rieder vlerëson lart Kosovën

Zvicra dhe Kosova do të përballen të premten nga ora 20:45 në Basel, ndërsa futbollisti zviceran, Fabian Rieder vlerëson lart Përfaqësuesen e Kosovës.

Lojtari i ri i Augsburgut ka insistuar se “Helvetikët” duhet ta nisin me këmbë të mbarë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026.

“Po luajmë kundër Rexhbeçajt, një shoku të ri të skuadrës për mua. Por, ata (Kosova) janë të pozicionuar mirë në të gjithë skuadrën dhe do të na duhet ta shtyjmë veten deri në limit kundër këtij kundërshtari të fortë”, deklaroi fillimisht ai, teksa foli për duelin me shokun e tij të ri të ekipit, Elvis Rexhbeçaj.

“Nuk do të jetë një shëtitje në park për ne në këto kualifikime. Të tri skuadrat (Kosova, Suedia e Sllovenia) kanë cilësi të jashtëzakonshme. Por, ne duam ta kalojmë grupin dhe, nëse është e mundur, t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Këto janë qëllimet tona. Mezi presim të fillojmë”, përfundoi Rieder.

TË FUNDIT