Champions League rikthehet sonte me emocionet e xhiros së gjashtë të fazës së ligës, ku do të zhvillohen nëntë duele vendimtare për ecurinë e mëtejshme të garës më prestigjioze evropiane.
Programi nis herët, me një ndeshje që luhet nga ora 16:30, ndërsa përballja e dytë e ditës zhvillohet nga ora 18:45.
Shtatë ndeshjet e tjera do të startojnë njëkohësisht në orën 21:00, duke garantuar një natë plot spektakël futbolli.
Kryendeshja e mbrëmjes do të jetë përballja e zjarrtë mes Interit dhe Liverpoolit, dy skuadra me traditë të madhe në Europë dhe me ambicie të qarta për të shkuar sa më larg në kompeticion.
Atmosfera në “San Siro” pritet të jetë elektrizuese, ndërsa të dyja ekipet kërkojnë fitoren për të mbyllur me sukses fazën e grupeve.
Një tjetër duel shumë interesant është ai mes Atalantës dhe Chelseat, ku të dy ekipet luftojnë jo vetëm për pikë, por edhe për një paraqitje bindëse para fazës eliminatore.
Ndërkohë, Barcelona do të presë Eintracht Frankfurtin në “Camp Nou”, me katalunasit që synojnë të konfirmojnë formën e mirë dhe të sigurojnë kualifikimin nga pozita e parë.
Programi i plotë i ndeshjeve të sotme pritet t’i japë fund kësaj faze me duele të forta dhe me shumë emocione për adhuruesit e futbollit. /AutoPortali



