Rion Tytynxhiu e Doan Karabeg fitues në dy garat e para
R

Rion Tytynxhiu e Doan Karabeg fitues në dy garat e para

Janë mbajtur dy garat e para për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në disiplinën karting sllallom, të cilat kanë dhënë dy fitues të ndryshëm.

Në garën e parë fitues doli Rion Tytynxhiu, ndërsa në të dytën Doan Karabeg.

Tytynxhiu deri te fitorja arriti me kohën 01:47.739 minuta. “Ishte garë mjaft e mirë dhe me rivalitet. Shtegu ishte i përgatitur mir dhe garën e përfundova pa asnjë penallti. Tashmë kam fituar përvojë edhe në gara ndërkombëtare dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm”, ka thënë Rioni pas fitores.

Pas tij, në dy pozitat që sigurojnë podiumin u renditën Anid Kabashi (Spirit Karting) dhe Varis Hoti.

Në garën e dytë, gjërat ndryshuan dhe kjo falë gabimeve që i bëri Rion Tytynxhiu, e që më së miri I shfrytëzuan Doan Karabeg e Dior Rysha.

Karabeg pati kohë 01:51.845 minuta, ndërsa pas fitores u shpreh: “Gjithçka ishte shumë mire, duke filluar nga organizimi, shtegu dhe konkurrenca. Në garën e pare I pata disa gabime, por në të dytën, duke marrë parasysh që unë jam i majtë, më konvenoi edhe konfigurimi I shtegut dhe arrita deri te fitorja”.

Rezultatet:
Gara 1 – meshkujt
Klasa 1
1.Blin Shala 02:25.788
2.Leon Bajraktari 04:04.890

Klasa 2
1.Lis Gjikolli 02:14:673
2.Ledion Rysha 02:44.900
3.Ensar Nuza 03:30.012

Klasa 3
1.Rion Tytynxhiu 01:47.739
2.Anid Kabashi 01:54.519
3.Varis Hoti 01:55.916
4.Dior Rysha 02:04.737
5.Doan Karabeg 02:15.399
6.Erag Morina 02:17.280
7.Andi Rysha 02:30.935
8.Edi Rysha 03:04.045
9.Elod Zabërgja 03:51.655

Klasa 4
1.Loris Rexhepi 02:37.692

Plasmani gjeneral
1.Rion Tytynxhiu (AK Prizreni D&G) 01:47.739
2.Anid Kabashi (Spirit Karting) 01:54.519
3.Varis Hoti (AK Prizreni D&G) 01:55.916

Plasmani ekipor
1.AK Prizreni D&G 39.5 pikë
2.AK Ferizaj 29 pikë
3.Spirit Karting 25 pikë
4.KMDK 22 pikë
5.Kaçandolli RT

Gara 2
Klasa 1
1.Blin Shala 02:13.055
2.Leon Bajraktari 03:04.288

Klasa 2
1.Ledion Rysha 02:16.113
2.Lis Gjikolli 02:35.125
3.Ensar Nuza 03:18.388

Klasa 3
1.Doan Karabeg 01:51.845
2.Dior Rysha 01:57.070
3.Rion Tytynxhiu 02:00.638
4.Varis Hoti 02:03.028
5.Edi Rysha 02:34.444
6.Erag Morina 02:41.401
7.Andi Rysha 02:43.361
8.Elod Zabergja 02:46.316

Klasa 4
1.Loris Rexhepi 02:28.376

Plasmani gjeneral
1.Doan Karabeg (Eurogoma RT) 01:51.845
2.Dior Rysha (AK Ferizaj) 01:57.070
3.Rion Tytynxhiu (AK Prizreni D&G) 02:00.638

Plasmani ekipor
1.AK Ferizaj 43pikë
2.AK Prizreni D&G 29.5 pikë
3.Eurogoma RT 20 pikë
4.KMDK 18 pikë
5.Kaçandolli RT 12 pikë
6.Spirit Karting 10 pikë
7.N/A

TË FUNDIT