Rion Tytynxhiu, kampioni që synon sukses edhe jashtë kufijve
R

Rion Tytynxhiu, kampioni që synon sukses edhe jashtë kufijve

Rion Tytynxhiu e mbylli vitin 2025 me dy tituj kampioni.

Talenti i madh i auto sportit doli i pari në disiplinën karting sllallom dhe në GT3 në Sim Racing.

“Ishte një vit i mirë për mua. Jam i kënaqur me rezultatet e arritura, por shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi”, ka thënë Tytynxhiu.

Përveç sukseseve kombëtare, Rioni po ndërton një përvojë të vlefshme edhe në arenën ndërkombëtare të kartingut profesional.

Gjatë këtij viti ai ka marrë pjesë në disa aktivitete dhe gara prestigjioze jashtë vendit:

– Garë në Rotax Max Championship – Sorno, Itali

–  Pjesëmarrje në garën RMAX finals – Paris, Francë

– Ushtrime profesionale në shtegun 7 Laghi Itali dhe së fundmi ushtrime intensive në shtegun Cremona – Itali

“Janë përvoja të rëndësishme dhe kam mësuar shumë. Sigurisht që edhe në vitin 2026 synoj të arrij rezultate të mira dhe gjithsesi fokusi do të jetë në gara ndërkombëtare”, është shprehur optimist Rioni.

Ai e ka prezantuar në mënyrën më të mirë Kosovën në FIA Motorsport Games në Valencia në vitin 2024.

TË FUNDIT