Rolls-Royce në stilin kinez! Limuzina elektrike 5,6 metra mund të notojë dhe të rrotullohet si tank, çmimi marramendës
R

Rolls-Royce në stilin kinez! Limuzina elektrike 5,6 metra mund të notojë dhe të rrotullohet si tank, çmimi marramendës

Kina po sfidon markat më prestigjioze të automobilave me një limuzinë elektrike luksoze. Yangwang Altior, modeli i ri i BYD-së, synon të rivalizojë drejtpërdrejt Rolls-Royce Spectre me teknologji mbresëlënëse dhe luks të jashtëzakonshëm.

Me gjatësi prej 5,6 metrash, kjo limuzinë ofron një kabinë për katër persona, të zbukuruar me nefrit të verdhë, mëndafsh të punuar me dorë, lëkurë cilësore dhe dru natyral. Për komoditetin kujdesen frigoriferët e integruar, 39 altoparlantë dhe një ekran 21,4-inçësh që zbret nga tavani.

Katër motorë elektrikë dhe teknologji si e tankut

Altior ka katër motorë elektrikë, nga një për secilën rrotë. Teknologjia e tij i mundëson të rrotullohet 360 gradë në vend, si tank. Madje, në raste emergjente, posedon edhe një sistem të veçantë që e ndihmon të qëndrojë mbi ujë.

Me bateritë e gjeneratës së re Blade, autonomia e tij sipas ciklit kinez CLTC kalon 1.000 kilometra me një karikim.

Çmimi: Rreth 310 mijë dollarë!

Yangwang Altior pritet të dalë në treg në gjysmën e parë të vitit 2027. Çmimi fillestar është 2,08 milionë juanë, ose rreth 310.000 dollarë amerikanë.

Me këtë model, BYD po dëshmon se markat kineze nuk synojnë më vetëm makina të përballueshme, por edhe fronin e luksit botëror.

TË FUNDIT