Roma zyrtarizon blerjen e radhës: Evan Ferguson i bashkohet “Giallorosëve”
R

Roma zyrtarizon blerjen e radhës: Evan Ferguson i bashkohet “Giallorosëve”

AS Roma ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në këtë afat kalimtar veror, duke zyrtarizuar ardhjen e sulmuesit të talentuar irlandez, Evan Ferguson.

Pas transferimit të mesfushorit Ayman El Aynaoui, verdhekuqtë kanë prezantuar sot Fergusonin si përforcimin më të ri të skuadrës. 19-vjeçari vjen nga Brighton & Hove Albion në formë huazimi me të drejtë blerjeje, ndërsa do të mbajë fanellën me numrin 11 në Olimpico, shkruan AutoPortali.

Ajo që e bën këtë transferim edhe më të veçantë është fakti se Ferguson bëhet irlandezi i parë në histori që vesh fanellën e Romës që nga themelimi i klubit në vitin 1927.

Gjatë qëndrimit të tij në Premier League me Brightonin, Ferguson ka grumbulluar 80 paraqitje, duke realizuar 17 gola dhe dhuruar 6 asistime. Talentet e tij të hershme dhe potenciali për të ardhmen kanë bërë që Roma ta shohë si një investim premtues për repartin ofensiv.

TË FUNDIT