Max Verstappen ka treguar një anë të veçantë emocionale në një intervistë për The Road Rat, duke folur për lidhjen e tij personale me Michael Schumacherin. Ai e quajti legjendën e Formula 1 “model dhe punëtor të palodhur”, por për të, Schumacher ishte mbi të gjitha “xhaxhai Michael”, me të cilin kalonte pushimet familjare kur ishte fëmijë.
Babai i tij, Jos Verstappen, ishte shok skuadre me Schumacher-in në vitin 1994, dhe familjet u bënë shumë të afërta. “Nuk e dija që ishte kampion bote, për mua ishte thjesht një njeri i mirë dhe i thjeshtë”, tha Max.
Aktualisht, Verstappen po lufton për titullin e vitit 2025 dhe ndodhet 63 pikë pas liderit Oscar Piastri, me gjashtë gara të mbetura.