Rreth 2 mijë shoferë të ndëshkuar brenda 24 orëve
R

Rreth 2 mijë shoferë të ndëshkuar brenda 24 orëve

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 51 aksidente, një me fatalitet, 21 me të lënduar dhe 29 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar rreth 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 1
Aksident trafiku  me të lënduar 21
Aksident trafiku  me dëme materiale 29
Tiketa trafiku të shqiptuara 1923
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 0
Persona të arrestuar 23
Persona në mbajtje 15
Persona në ndalim policor 1
Persona në vuajtje të dënimit 2

TË FUNDIT