Rreth dy mijë gjoba trafiku brenda një dite
R

Rreth dy mijë gjoba trafiku brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 37 aksidente, 15 me të lënduar dhe 22 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar rreth 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 16 persona, 9 në mbajtje, ndërsa asnjë në vuajtje të dënimit.

TË FUNDIT