Një person ka humbur jetën në fshatin Kotorr të Skenderajt, si pasoj se një rrotullisje me traktor gjatë punës në pyll.
Policia ka bërë të ditur se ky rast ka ndodh të enjten rreth orës 19, njofton AutoPortali.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës,” ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Fexhrije Pllana. Policia ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e aksidentit fatal.


                                    

