Qytetarët e komunës së Obiliqit janë ankuar për gjendjen e rrugës së “Durrësit”.
Në pamjet e dërguara në redaksi nga një banor, kjo rrugë shihet të jetë vërshuar nga reshjet e shiut, transmeton Klankosova.tv, përcjell AutoPortali.
Lidhur me këtë problem, është ankuar banori që ka xhiruar gjendjen e rrugës, ndërsa ka deklaruar se telashin e njëjtë e kanë sa herë bie shi.



