Rruga Ferizaj-Gjilan lirohet për qarkullim pas bllokimit nga uji
R

Rruga Ferizaj-Gjilan lirohet për qarkullim pas bllokimit nga uji

Është liruar për qarkullim Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë, pasi ishte bllokuar nga reshjet e dendura të shiut.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferzajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, në segmentin në , fshatin Sojevë (afër Bondsteel), e cila ishte e bllokuar për shkak të ujit në rrugë, është liruar dhe tani është e kalueshme për qarkullim”, tha Veseli për Klan Kosova, përcjell AutoPortali.

TË FUNDIT