Rruga me gropa e ujë, shqetësim për banorët e lagjes “Qafa” në Prishtinë
R

Rruga me gropa e ujë, shqetësim për banorët e lagjes “Qafa” në Prishtinë

Banorët e rrugës “Hyrë Emini” në lagjen “Qafa” në Prishtinë shprehen të shqetësuar për shkak të gjendjes së rëndë të infrastrukturës rrugore.

“Pusetat janë të mbushura me ujë, rruga ka gropa të mëdha dhe po na rrezikon si këmbësorë edhe po i dëmton veturat”,  thotë një nga banorët, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Sipas tij, kjo situatë zgjat prej më shumë se 20 vitesh, ndërsa ankesat në Komunë nuk kanë sjellë asnjë zgjidhje konkrete.

“Ka pengesa për të gjithë, për fëmijët, për nënat me karroca, për bizneset përreth”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv, përcjell AutoPortali.

TË FUNDIT