Rruga Shirokë–Zogaj, investim strategjik që pritet të nxisë turizmin dhe bashkëpunimin rajonal
R

Rruga Shirokë–Zogaj, investim strategjik që pritet të nxisë turizmin dhe bashkëpunimin rajonal

Vijon me intensitet puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që synon të përmirësojë qarkullimin dhe të nxisë zhvillimin turistik në veri të vendit.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ky investim do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e lidhjes mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën si një qendër të rëndësishme rajonale, transmeton AutoPortali.

Rruga pritet të përmirësojë aksesin në zonat turistike dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik në zonën kufitare.

TË FUNDIT