Renault po përgatit një sërë përditësimesh për modelin elektrik Renault 5 E-Tech, i cili vazhdon të jetë një nga modelet më të suksesshme të markës.
Versioni Urban Range me bateri 40 kWh do të ketë autonomi deri në 315 km, ndërsa Comfort Range me bateri 52 kWh do të arrijë 430 km, 20 km më shumë se më parë.
Risia tjetër është motori i ri bazë me 110 kuaj fuqi, ndërsa do të ofrohet edhe një bateri 36 kWh me teknologji LFP. Versioni bazë do të marrë gjithashtu karikim DC deri në 80 kW.
Nga vjeshta, Renault 5 do të jetë në dispozicion edhe në dy ngjyra të reja, Flame Red dhe Schist Grey, si dhe me mundësi të reja personalizimi për çatinë, disqet dhe dekorimet.
)
Modeli do të marrë edhe mënyrën e re të drejtimit Smart, e cila zgjedh automatikisht mes Eco, Comfort dhe Sport. Për më tepër, Google Gemini do të zëvendësojë Google Assistant si asistentin inteligjent të automjetit.
Premiera e versionit të përditësuar pritet në tetor, në Panairin e Automjeteve në Paris.



