Rusell vlerëson pozitivisht largimin e Hamiltonit nga Mercedes
R

Rusell vlerëson pozitivisht largimin e Hamiltonit nga Mercedes

George Russell ka thënë se largimi i Lewis Hamilton nga Mercedes për te Ferrari ishte pozitiv për të gjithë, duke e quajtur një “fillim të freskët” si për Hamiltonin, ashtu edhe për skuadrën.

Hamilton u largua pas 13 vitesh dhe 6 titujsh botërorë me Mercedesin, duke iu bashkuar Ferrarit për një sfidë të re. Në vendin e tij, Mercedes promovoi 18-vjeçarin Andrea Kimi Antonelli, që tani garon përkrah Russell.

Russell tha se atmosfera në ekip ka ndryshuar, por theksoi se performanca mbetet fokusi kryesor.

“Ndryshimi me Lewis ishte i mirë për të dhe për ne si ekip. Ndonjëherë duhet të thyesh rutinën për t’u rikthyer në rrugën e duhur”, ka thënë Rusell.

Antonelli ka pasur vështirësi në sezonin debutues. Megjithatë, Russell e mbrojti duke theksuar se diferenca në kohë mes tyre nuk ka qenë domethënëse, edhe pse rezultatet e Antonellit duken më të dobëta në letër.

Suspicions raised over Lewis Hamilton 'mind games' against George Russell

“Njerëzit shohin vetëm rezultatin përfundimtar, por ai po përparon, edhe pse ekipi si i tërë ka bërë hapa pas”.

Russell shtoi se shumica e skuadrës tashmë është fokusuar te makina për sezonin 2026 dhe se performanca aktuale nuk do të ndikojë në zhvillimin afatgjatë.

TË FUNDIT