Russell triumfon në Austri, në podium edhe Verstappen e Antonelli
R

Russell triumfon në Austri, në podium edhe Verstappen e Antonelli

Piloti britanik i Mercedesit, George Russell, triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1. Fitore që ngushton në 40 pikë diferencën me shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli në renditjen e përgjithshme.

Italiani u klasifikua në vendin e tretë dhe mes dy makinave Mercedes u rendit holandezi Max Verstappen me Red Bull. Ky është rezultati më i mirë sezonal deri më tani për 4 herë kampionin e botës, që në fund rrezikoi të parakalohej nga Antonelli.

Zhgënjen Ferrari, që u rendit në vendin e pestë me Lewis Hamilton. Britaniku u klasifikua pas australianit Oscar Piastri me McLaren (vendi i katërt), ndërsa Charles Leclerc u rendit në e tetë me makinën tjetër Ferrari. “Kokëkuqja” nuk ishte në një ditë të mirë.

Në vendin e gjashtë u rendit Isack Hadjar me makinën tjetër Red Bull, ndërsa i shtati doli kampioni i botës në fuqi, britaniku Lando Norris (McLaren). Në “top-10” edhe Liam Laëson e Arvdn Lindbald, dy pilotët e RB, por me një xhiro pas fituesit.

Gara pati hera-herës emocione, sidomos në fundin e saj, ku tre të parët u renditën në harkun e 2 sekondave nga njëri-tjetri. Gjithsesi, Russell menaxhoi mirë gomat dhe degradimin e tyre në temperaturën e lartë, gjë që nuk funksionoi me Ferrari me 3 ndalesa.

TË FUNDIT