Ryshfet për patentë shoferi, dy zyrtarë të ndaluar në Prishtinë
R

Ryshfet për patentë shoferi, dy zyrtarë të ndaluar në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje ryshfeti dhe ushtrim ndikimi. Policia e Kosovës njofton se F.F. (1985) dhe M.S. (1987) dyshohet se kanë pranuar 850 euro ryshfet për një kandidat, në këmbim të kalimit të testit teorik për patentë shoferi.

Hetimet, të autorizuara nga Prokuroria Themelore Prishtinë, kishin nisur muaj më parë dhe përmes masave të veçanta të hetimit u siguruan dëshmi të mjaftueshme për të provuar veprimet e dyshuara, shkruan AutoPortali.

Gjatë bastisjeve të sotme janë sekuestruar shuma e parave, dy telefona celular dhe dokumentacioni i kandidatit, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në hapësirat e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK).

Ata janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

TË FUNDIT