Sa kushton të hysh në Formula 1? Çmimet janë marramendëse!
S

Sa kushton të hysh në Formula 1? Çmimet janë marramendëse!

Dokumentet nga një proces gjyqësor mes McLaren dhe pilotit spanjoll Alex Palou zbuluan se një orë testimi në F1 mund të kushtojë miliona. Palou, që ishte rezervë i McLaren-it, tani përballet me një kërkesë për 20,7 milionë dollarë si rimbursim për testet dhe trajnimet që kishte bërë.

Edhe piloti japonez Ryo Hirakawa ka paguar 3,5 milionë dollarë vetëm për një sesion trajnimi dhe dy ditë testime me makina të vjetra. Kreu i McLaren-it, Zak Brown, thotë se edhe Piastri e Norris kanë paguar për testet e para.

Në Formula 1, talenti nuk mjafton, duhet shumë para për të marrë një shans.

TË FUNDIT