Carlos Sainz thotë se Williams duhet të ndryshojë rrënjësisht filozofinë e dizajnit për të qenë konkurrues në të gjitha pistat në sezonin 2026 të Formula 1.
Spanjolli vuri në dukje vështirësitë e makinës aktuale në pista me kthesa të gjata si Hungaria apo Barcelona, dhe tha se karakteristikat aerodinamike janë ende të dobëta në situata të tilla.
Sipas Sainz, përmirësimi i vërtetë pritet me makinën e re të vitit 2026, pasi versioni i këtij viti nuk po zhvillohet më. Ai shton se do të fokusohet te qëndrueshmëria dhe menaxhimi i mirë i fundjavave për të mbledhur sa më shumë pikë në pjesën e dytë të sezonit.



