Samsung SDI nënshkruan marrëveshje për bateri elektrike me Mercedes-Benz
S

Samsung SDI nënshkruan marrëveshje për bateri elektrike me Mercedes-Benz

Samsung SDI ka nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare me Mercedes-Benz për furnizimin me bateri për automjete elektrike.

Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji mes dy kompanive, duke shënuar një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin e tyre, transmeton Telegrafi, përcjell AutoPortali.

Bateritë do të përdorin teknologjinë NCM me përmbajtje të lartë nikeli, që ofron performancë dhe autonomi më të lartë për automjetet elektrike.

Sipas njoftimit, këto bateri do të fuqizojnë gjeneratën e ardhshme të modeleve elektrike të Mercedes-Benz.

Ato pritet të instalohen në SUV-të kompakte dhe të mesme, si dhe në modelet coupe elektrike të markës gjermane.

Megjithatë, Samsung SDI nuk ka bërë të ditur vlerën financiare apo vëllimin e kësaj marrëveshjeje.

TË FUNDIT