Interesimi për pjesëmarrje në “Scanderbeg Trophy 2025” është mjaft i madh. Garues nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi e Serbia do të jenë këtë fundjavë në Krujë me synimin për rezultate sa më të mira.
Interesim i madh, madje dominues për nga numri i atyre që kanë aplikuar për pjesëmarrje është i garuesve nga Kosova.
Kjo është edhe e kuptueshme, duke marrë parasysh që përveç për Kampionatin e FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore) gara është e vlefshme edhe për Kampionatin e Kosovës.
Është e qartë se për FIA CEZ konkurrenca do të jetë shumë e fortë, por garuesit tanë në Krujë shkojnë me optimizëm për inkasimin e sa më tepër pikëve të reja.




