Schumacher kritikon ashpër Verstappenin
S

Schumacher kritikon ashpër Verstappenin

Ralf Schumacher, ish-pilot i Formulës 1, ka kritikuar Max Verstappenin dhe i ka kërkuar të ndihmojë Red Bull-in.

Verstappen, katër herë kampion i Formulës 1, ka pasur një nisje shumë të dobët të sezonit, duke grumbulluar vetëm tetë pikë në dy gara, të gjitha në Australi.

Në Kinë ai u tërhoq pas 45 xhirove për shkak të problemeve elektronike, gjë që e zemëroi shumë. Verstappen i quajti rregullat “qesharake”, duke thënë se po e kthejnë sportin në një “lojë Mario Kart” ose “Formula E me steroide”, dhe kërkoi ndryshime urgjente.

“Max ka treguar shumë herë se është piloti më i shpejtë. Tani duhet të ndalë së ankuari dhe të ndihmojë Red Bull-in, sepse është e qartë që kanë probleme”, tha Ralf Schumacher për Sky Sports Gjermani.

Vëllai i Michael Schumacherit gjithashtu mendon se Verstappen ka bërë një gabim duke planifikuar të garojë edhe në 24 orët e Nurburgringut, pasi kjo mund ta shpërqendrojë nga objektivat kryesore.

Šumaher kritikuje Ferstapena: "Prestani da kukaš"

“Vetë fakti që dëshiron të garojë në diçka tjetër përveç Formulës 1 tregon sa e panevojshme është kjo. Rregullat e reja janë shpallur prej katër vitesh dhe ekipet kanë investuar shumë para, këtë nuk duhet ta harrojmë”, përfundoi Schumacher.

TË FUNDIT