Sekreti i Amalfit? Mos shkoni në verë
S

Sekreti i Amalfit? Mos shkoni në verë

Nëse doni të shijoni magjinë e Bregdetit Amalfi në Itali pa rrëmujën e sezonit veror, lini verën për të tjerët dhe vshkoni në prill apo maj. Është koha ideale për të eksploruar këtë perlë italiane me shtigje mes lulëzimeve, festa tradicionale dhe një ndjesi paqeje që zhduket me ardhjen e korrikut.

Nën rrezet e diellit të majit, plantacionet e limonëve ndodhen në kulmin e aromës. Rrjetat mbrojtëse të dimrit janë hequr, dhe lules limoni, me aromën e tyre të ëmbël dhe freskuese, mbushin ajrin. Drunjtë e mbushur me fruta verdhë të zbehtë e mbulojnë shtegun e ngushtë që ngjitet mbi shkëmbinjtë pranë qytetit të Amalfit, shkruan Euronews. 

Në verë, ky breg është i mbingarkuar nga turistët një mrekulli natyrore dhe arkitekturore, ku fshatrat janë vendosur me mjeshtëri mbi shpate të thepisura.

Por pranvera sjell një version tjetër të Amalfit më autentik, më i qetë dhe më i pasur në përjetime lokale: nga procesionet fetare deri te shëtitjet mes bimeve aromatike dhe trajtimet kulinare festive.

Një hotel mes luleve dhe shkëmbinjve

Hotel Santa Caterina një ndër ikonat e mikpritjes në Amalfi mbetet ende pronë e familjes që e shndërroi shtëpinë në hotel në fund të shekullit XIX. Ata janë të parët që hapin dyert në mes të marsit dhe të fundit që i mbyllin në tetor.

I pozicionuar në një prej pikave më panoramike mbi rrugën bregdetare, me pamje që rrëzohen drejt detit të kaltër, hoteli është një oaz qetësie. Dhoma ime, e bardhë dhe me pllaka shumëngjyrëshe nga Vietri, të kujton hijeshinë e viteve ’50.

Poshtë hotelit, terracat e skalitura në shkëmb janë mbjellë me lule e pemë, që kulmojnë në pranverë nën kujdesin e një ushtrie kopshtarësh. Plazhi i hotelit ndodhet disa qindra metra më poshtë dhe mund të arrihet me ashensor por më këndshëm është të zbrisni shkallët e ngushta që kalojnë përmes plantacioneve të limonëve dhe luleve bougainvillea.

Bar-terasa, në majë të shkëmbit, është e mbuluar nga një pergolë me lulëzim wisterie, ndërsa restoranti me yll Michelin, Glicine (emri italian i wisterias), ofron menu sezonale nga shefi Giuseppe Stanzione: pasta me pesto nga lulet e kungullit, karkaleca deti dhe shafran, kallamar i mbushur me kungull dhe patate të kopshtit, e mish viçi me asparagus dhe salcë hollandaise.

Pranvera është sezoni i ecjeve dhe aromave

Shtigjet e ecjes në Bregun Amalfi janë në gjendjen më të mirë në pranverë. Moti i freskët bën që ngjitjet e pafundme të shkallëve të mos jenë rraskapitëse. Rrugës mund të shihni tufa shtyllash druri, gati për t’u përdorur për ndërtimin e pergolave tradicionale që mbështesin limonët.

Shtigjet të çojnë në pyje të dendura, me rrënoja mullinjsh të vjetër që dikur prodhonin letrën e njohur të Amalfit. Burime të pastra dhe ujëvara të ftohta rrjedhin në çdo kthesë veçanërisht të bollshme në pranverë.

Më tej, shtegu përfundon në rezervatin natyror “Valle delle Ferriere” një luginë e lagësht me mure të mbuluara nga myshqe dhe ferra parahistorike.

Festat fetare që i japin shpirt pranverës në Amalfi

Nëse vizitoni gjatë Pashkëve, mund të përjetoni një nga traditat më të rralla: të Premten e Madhe, qyteti fik të gjitha dritat dhe një procesion i heshtur me figura të mbuluara ecën nëpër rrugë duke kënduar, me statujën e Krishtit të vdekur të ndriçuar vetëm nga pishtarë të ndezur.

Në këtë periudhë, mund të provoni edhe një ëmbëlsirë tradicionale napolitane: pastiera, një tartë e butë me rikota, grurë të zier, ujë lulesh portokalli dhe lëvore portokalli.

Kur pushimi është ende pushim

Në kulmin e sezonit veror, Bregu Amalfi është kthyer në një betejë për vend në plazh, tavolinë në restorant apo hapësirë në hotel.

Por në maj, mund të shëtisni të qetë nën hijen e limonëve të Hotel Santa Caterina, gjeni çdo ditë një shezlong në rreshtin e parë të klubit të plazhit dhe hani mëngjesin me pamjen më të bukur të bregut.

Në fund të muajit, para largimit, ndaluni në tarracë për një pamje të fundit. Petalet e wisterias kanë rënë mbi pllakat prej erës së mëngjesit./AutoPortali

TË FUNDIT