Martins Sesks ka vendosur objektiva të qarta përpara rikthimit të tij në elitën e World Rally Championship këtë fundjavë në Rally Sweden.
Piloti 26-vjeçar do të nisë një program me shtatë gara me M-Sport Ford (Suedi, Portugali, Greqi, Estoni, Finlandë, Sardenjë dhe mundësisht Arabinë Saudite). Performanca e tij mbresëlënëse në Arabinë Saudite në nëntor, ku luftoi për fitoren deri sa u ndal nga probleme teknike, rikujtoi potencialin e tij të madh.
Pas një sezoni 2025 me tri përfundime në top-10, Sesks synon që këtë vit të tregojë progres, sidomos pasi garon për herë të dytë në disa nga këto evente.
“Fillimisht dua të shijoj dhe të argëtohem me këto makina në dëborë”, tha ai. “Dua të shoh nëse përvoja bën diferencën herën e dytë në të njëjtat gara dhe të synojmë një tjetër rezultat të mirë, me ritëm të ngjashëm si në Arabinë Saudite”.
Rally Sweden do të zhvillohet në 18 speciale me gjithsej 300 kilometra garë.



