Shaqiri fenomenal te Baseli, 63 gola dhe asistime në 64 ndeshje
S

Shaqiri fenomenal te Baseli, 63 gola dhe asistime në 64 ndeshje

Xherdan Shaqiri po kalon një prej periudhave më të mira të karrierës që prej rikthimit te FC Basel, klubi ku hodhi hapat e parë si profesionist.

Ylli i Zvicrës ka qenë vendimtar në kampionat dhe Evropë, duke regjistruar plot 63 gola dhe asistime në 64 ndeshje, statistikë që e vendos atë në qendër të suksesit të skuadrës.

32-vjeçari u rikthye në Superligën zvicerane pas aventurave me Liverpool-in, Lyon-in dhe Chicago Fire, duke marrë menjëherë rolin e liderit te Baseli.

Kontributi i tij ka qenë thelbësor në ringjalljen konkurruese të ekipit dhe rritjen e efikasitetit ofensiv.

Shaqiri, një figurë kyçe e futbollit zviceran dhe protagonist i rregullt në turnetë madhorë me kombëtaren, po dëshmon se “Shaqiri Magic” mbetet po aq i fuqishëm madje më i fortë se kurrë.

TË FUNDIT