Shaqiri në mision: Synon kthimin në Ligën e Kampionëve me Baselin
S

Shaqiri në mision: Synon kthimin në Ligën e Kampionëve me Baselin

Xherdan Shaqiri do të kërkojë mbrëmjen e sotme ta udhëheqë FC Baselin drejt një rikthimi të shumëpritur në Ligën e Kampionëve. Futbollisti shqiptar përballet me një sfidë të rëndësishme në ndeshjen e kthimit të raundit “play-off” ndaj skuadrës daneze, FC Copenhagen.

Takimi i parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e sotme, e cila zhvillohet në Danimarkë me fillim nga ora 21:00, shkruan AutoPortali.

Përveç Shaqirit, në formacionin e Baselit pritet të luajë edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Albian Ajeti, duke rritur praninë shqiptare në këtë duel vendimtar për një biletë drejt fazës së grupeve të Champions League.

Ndërkohë, sonte zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera të play-offit: Qarabag përballet me Ferencvaros, Benfica sfidon Fenerbahcen, ndërsa Club Brugge luan ndaj Rangers.

TË FUNDIT