Shefi i Red Bull-it i kërkon falje Kimi Antonelit pas kërcënimeve me vdekje
S

Shefi i Red Bull-it i kërkon falje Kimi Antonelit pas kërcënimeve me vdekje

Pas garës së Katarit, ku Andrea Kimi Antonelli humbi kontrollin mbi Mercedesin e tij dy xhiro para fundit dhe u parakalua nga Lando Norrisi, u krijua një valë akuzash se italiani e kishte lënë qëllimisht rivalin të kalonte. Helmut Marko nga Red Bull, i cili fillimisht e akuzoi publikisht Antonellin, tani tërhiqet dhe kërkon falje, pasi analizat e reja të pamjeve treguan se bëhej fjalë për një gabim të zakonshëm të pilotimit.

Red Bull-i publikoi edhe një deklaratë zyrtare ku konfirmoi se Antonelli nuk veproi me qëllim dhe dënoi sulmet dhe kërcënimet që 19-vjeçari mori në rrjetet sociale.

Toto Wolff slams Max Verstappen's Red Bull colleagues for comments on Lando  Norris passing Kimi Antonelli during Qatar GP | F1 News | Sky Sports

Kalimi i Norrisit, i cili fitoi dy pikë shtesë, rriti epërsinë e tij ndaj Verstappenit në 12 pikë para garës vendimtare në Abu Dhabi. Incidenti pritet të rrisë tensionet mes McLarenit, Red Bull-it dhe Mercedesit në finale.

TË FUNDIT