Gazetari francez Stefan L’Hermitte ka zbuluar se Michael Schumacher ka nënshkruar një helmetë këtë vit, gjë që shihet si një shenjë pozitive për gjendjen e tij shëndetësore. Helmeta ishte për një ngjarje bamirësie dhe u nënshkrua me inicialet “MS”, me ndihmën e bashkëshortes së tij, Corinne.
Megjithatë, Schumacher ende nuk mund të flasë apo të ecë, dhe mbetet i varur nga kujdesi i vazhdueshëm. Informacionet për gjendjen e tij janë të rralla që nga aksidenti i rëndë në ski në vitin 2013, ku pësoi dëmtime serioze në tru. Që atëherë nuk është parë më në publik.