Shfrytëzoi trotuarin për të kaluar kolonën, ndëshkohet shoferi
S

Shfrytëzoi trotuarin për të kaluar kolonën, ndëshkohet shoferi

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka gjobitur një shofer për kalimin e automjeteve në kolonë përmes shfrytëzimit të trotuarit.

Si pasojë, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, dy pikë negative si dhe ndalim i drejtimit të mjetit për tre muaj, përcjell AutoPortali.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat rrugore.

TË FUNDIT