Shkrumbohet një kamion në Bypass-in e Vlorës, nuk ka të lënduar
S

Shkrumbohet një kamion në Bypass-in e Vlorës, nuk ka të lënduar

Një kamion është shkrumbuar plotësisht nga flakët në rrugën e By-Passit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku mjeti është përfshirë nga zjarri teksa ishte në lëvizje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, kamioni është djegur pothuajse tërësisht duke pësuar dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga kabina dhe nuk ka pësuar lëndime.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në motor, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit./Tch/

TË FUNDIT