Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka evidentuar një shkelje të rëndë të rregullave të qarkullimit, më 24 gusht 2025. Gjatë patrullimit me veturë inteligjente dhe përmes pajisjes me laser për matjen e shpejtësisë, është ndaluar një automjet që po lëvizte me 154 km/h në një zonë me kufizim shpejtësie prej vetëm 60 km/h.
Bazuar në ligjin për rregullat e trafikut, ndaj shoferit është shqiptuar një gjobë në shumë prej 300 eurosh, ndërsa si masë mbrojtëse është marrë vendimi për ndalim të patentë-shoferit për tre muaj, shkruan AutoPortali.
Policia në Gjakovë ka rikujtuar se shpejtësia e tepruar vazhdon të jetë një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve në vend dhe ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave.