Barcelona ka marrë lajme jo të mira pas fitores 2-0 ndaj Villarrealit.
Mbrojtësi Jules Koundé dyshohet se ka pësuar një dëmtim muskulor dhe pritet të mungojë në ndeshjet e ardhshme, përfshirë edhe Superkupën e Spanjës.
Koundé u detyrua të largohej nga fusha në minutat e fundit të takimit, duke u zëvendësuar nga Marc Casadó, çka ngriti menjëherë shqetësime te stafi teknik dhe tifozët katalanas.
Raportimet pas ndeshjes sugjerojnë se dëmtimi mund ta mbajë jashtë fushave për disa javë, duke e vënë në dyshim prezencën e tij në Superkupë.
Gazetari i “Diario AS”, Javier Miguel, ka bërë të ditur se lojtari ka probleme në muskujt e pasëm të këmbës, një situatë që shihet me shqetësim nga klubi.
Barcelona pritet të publikojë një njoftim zyrtar mbi gjendjen e Koundé brenda 48 orëve të ardhshme, pas ekzaminimeve mjekësore. /AutoPortali



