Shqipëri, turistët njoftohen për aplikacionin TEA në çdo pikë kufitare
S

Shqipëri, turistët njoftohen për aplikacionin TEA në çdo pikë kufitare

Aplikacioni TEA këtë sezon veror ofron një përvojë të përmirësuar dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë natyrore dhe kulturore të vendit.

Me aplikacionin TEA, Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në çdo pikë hyrëse të Shqipërisë, për të garantuar një rrjet të përmirësuar informacioni turistik.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në Portin e Durrësit turistët dhe vizitorët marrin të gjithë informacionin e nevojshëm për të pasur një përvojë të mrekullueshme në Shqipëri gjatë sezonit turistik 2025.

AKT u sugjeron turistëve të shkarkojnë aplikacionin TEA dhe të zbulojnë gjithçka që ofron Shqipëria, nga plazhet, eventet kulturore, atraksionet natyrore dhe shërbimet e nevojshme.

Përdoruesit e këtij aplikacioni vijnë nga 126 shtete të botës. Versioni më i fundit i TEA-s, Guidës Digjitale 360° për turizmin në Shqipëri, përmban: informacion të detajuar mbi plazhet publike dhe private përgjatë të gjithë vijës bregdetare shqiptare; Imazhe, përshkrime dhe koordinata të sakta për secilin destinacion bregdetar; Mundësi raportimi të shkeljeve apo problematikave, duke e kthyer aplikacionin në një mjet bashkëpunues mes turistëve dhe institucioneve; Evente kulturore, sportive dhe tradite, për të promovuar dimensionin shumëplanësh të turizmit në Shqipëri; Shërbime utilitare, që ndihmojnë turistët në planifikimin dhe orientimin gjatë udhëtimit të tyre në Shqipëri.

 

TË FUNDIT