Shqipëria aranzhon ndeshje miqësore me Jordaninë në tetor
S

Shqipëria aranzhon ndeshje miqësore me Jordaninë në tetor

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Jordaninë më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”.

Takimi do të zhvillohet në orën 19:00, sipas konfirmimit nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka arritur marrëveshjen me homologët jordanezë.

Kjo do të jetë hera e dytë që dy kombëtaret përballen mes tyre. Ndeshja e parë u luajt më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe përfundoi në barazim 0-0.

Data 14 tetor përkon me një periudhë të lirë sipas kalendarit të FIFA-s, çka e bën të mundur zhvillimin e një takimi miqësor. Shqipëria është pjesë e një grupi me pesë skuadra në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, ndaj ka pushim në atë datë.

Përveç miqësores me Jordaninë, kuqezinjtë do të zbresin në fushë edhe për një ndeshje zyrtare po në muajin tetor, kur do të përballen me Serbinë në transfertë, në një takim të rëndësishëm për vazhdimësinë në grup.

TË FUNDIT