Shqipëria mund ta sigurojë sonte play-offin, ndeshet me Andorrën
S

Shqipëria mund ta sigurojë sonte play-offin, ndeshet me Andorrën

Sonte, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të këtij viti, teksa përballet në udhëtim me Andorrën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Kuqezinjtë aktualisht renditen në vendin e dytë të grupit me 11 pikë, një më shumë se Serbia, e cila ndodhet menjëherë pas tyre.

Një fitore sonte ndaj Andorrës, e shoqëruar me triumfin e Anglisë ndaj Serbisë, do t’i siguronte Shqipërisë vendin e dytë në grup dhe kualifikimin për në fazën play-off.

Ndeshja e fundit e këtij cikli kualifikues do të zhvillohet të dielën, kur Shqipëria do të presë Anglinë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në një sfidë që pritet me shumë emocion nga tifozët kuqezi. /AutoPortali

TË FUNDIT