Shqipëria ndeshet me Poloninë në play-offin e Botërorin
S

Shqipëria ndeshet me Poloninë në play-offin e Botërorin

Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar kundërshtarin e saj në gjysmëfinale dhe të mundshmin në finale të ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026.

Shorti u hodh sot në orën 13:00 në Cyrih, Zvicër, ku 16 kombëtaret evropiane pjesëmarrëse mësuan çiftet e gjysmëfinaleve.

Shqipëria do të përballet në gjysmëfinale me Poloninë, ndërsa në finale, nëse kalon, do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Ukrainë–Suedi.

Ndërkohë, Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet në gjysmëfinale me Sllovakinë, dhe në finale me fituesin e duelit Turqi–Rumani.

Të gjitha ndeshjet e ‘play-off’-it janë caktuar të zhvillohen në mars 2026.

TË FUNDIT